Sllovenia vazhdon të ketë interes për investime në Kosovë
Lublanë, 7 qershor - Sot, në Lublanë në ambientet e Odës Ekonomike të Sllovenisë u mbajt Forumi i dytë biznesor Slloveno Kosovar si dhe takimet B2B në mes të bizneseve të dyja vendeve.
Të pranishëm si panelist dhe referues ishin Presidenti i Republikës së Sllovenisë z. Borut Pahor dhe ai i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z .Safet Gërxhaliu dhe nënkryetari i Odës Ekonomike të Sllovenisë z. Martin Novsak.
Të pranishëm ishin një numër i madh i kompanive nga Kosova dhe Sllovenia, kryetar komunash nga Kosova, dhe të interesuar të tjerë.
Ishte mesazh i përbashkët se Kosova ka një bashkëpunim tradicional me Slloveninë, dhe jane krijuar parakushte që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më shumë, me theks të veçantë në ngritjen e investimeve Sllovene në Kosovë dhe bilancit tregtar në mes të dy vendeve.