Sllovenia teknikisht sërish në recesion

Lubjanë, 2 qershor - Sipas të dhënave të Entit shtetëror slloven për statistikë, kuartali i parë i këtij viti është i gjashti me radhë, në të cilin ekonomia sllovene tregon rezultate të këqija, por rënia e saj megjithatë është më e vogël në krahasim me atë të vitit të kaluar.
Bruto Prodhimi Vendor (BPV) në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është zvogëluar për 1,2 për qind.
Rënie më të madhe të aktivitetit shënohet në ndërtimtari dhe tregti, ndërsa zvogëlohen edhe investimet.