Sllovenia refuzon ndihmën financiare ndërkombëtare
Lubjanë, 30 maj - Kryeministrja e Sllovenisë ka njoftuar se ky vend nuk ka nevojë për ndihmën financiare të institucioneve ndërkombëtare.
Kështu thuhet në një njoftim të agjencisë Shinhua të lajmeve e cila njoftoi se Elenka Bratusek, kryeministrja e Sllovenisë, të mërkurën deklaroi se Lubjana zyrtare do ti zgjidh problemet e saj financiare pa ndihmën e institucioneve ndërkombëtare në këtë drejtim.
Kjo është në kohën kur Komisioni Evropian pasi ka analizuar planin më të fundit të qeverisë sllovene për zvogëlimin mungesës buxhetore të këtij vendi, gjithashtu ka deklaruar se Sllovenia do të mund ti kapërcej problemet e saj financiare pa ndihmën e institucioneve përkatëse ndërkombëtare.
Komisioni Evropian ka dhënë dy vjet afat për Slloveninë me qëllim që ky vend mungesën buxhetore ta ulë deri në nivelin nën 3% të prodhimit bruto të brendshëm.