16 Nëntor 2024

Sllovenia ofron përvojën për Doganat dhe ATK-në

Prishtinë, 10 qershor - Një delegacion i Ministrisë së Financave i përbërë nga përfaqësues të Administratës Tatimore dhe Doganave po qëndron për vizitë  në Republikën e Sllovenisë, ku janë pritur nga Administrata Financiare e Republikës së Sllovenisë.

Kjo vizitë e delegacionit kosovar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Ministrit të Financave Avdullah Hoti dhe ministrit të Financave të Sllovenisë Dušan Mramor në shkurt të këtij viti, për të parë për së afërmi përvojën dhe funksionimin e bashkimit të Doganave dhe Administratës Tatimore në Republikën e Sllovenisë, i cili proces ka pas për qëllim rritjen e  efikasitetit në mbledhjen e taksave tatimore dhe doganore.


Përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, mes të cilëve janë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Lulzim Rafuna dhe u.d Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore  të Kosovës Nahit Sharku, iu prezantua nga homologet e tyre slloven në detaje përvoja sllovene për proceset e integrimit, përgatitja e bazës ligjore, çështjet organizative dhe çështjet e tjera të nevojshme për funksionimin e administratës së bashkuar,  si dhe u njoftuan për organizimin dhe funksionimin e Administratës Financiare pas bashkimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)