Sllovenia nuk ka nevojë për plan shpëtimi
Lubjanë, 7 korrik - Sllovenia nuk ndodhet buzë greminës dhe nuk ka nevojë për një plan shpëtimi për ta mbajtur atë në Eurozonë, tha sot një zyrtar i lartë i BE-së.
Dyshimet e para lindën si pasojë e deklaratës ë kryeministrit slloven Janez Jansa, i cili tha javën që shkoi se vendi i tij mund të përballet me një skenar grek, nëse parlamenti i Lubjanës nuk miraton legjislacionin për të shkurtuar shpenzimet publike.
Sipas një burimi nga BE, që nuk donte të identifikohej, Sllovenia nuk ka nevojë për ndihmë, ndaj duhet të ndalin thashethemet e kësaj natyre.