28 Prill 2024

Sllovenia nuk ka nevojë për ndihmë financiare

Lubljanë, 27 shtator - Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa insiston se vendi i tij nuk ka nevojë për paketa të ndihmës nga Bashkimi Evropian, pavarësisht krizës rrënuese bankare që ka shqetësuar investitorët dhe ka shkaktuar bllokadë politike në vend.

Ai tha se Sllovenia mund ta tejkalojë vetë rrezikun nga bankrotimi, duke miratuar ligjet për reforma bankare dhe duke shpenzuar 3 deri në 4 miliardë euro për të blerë borxhe të këqija nga bankat shtetërore.

Në një intervistë dhënë për “The Associated Press”, Jansa ka thënë se qeveria e tij është e vendosur që të bëjë gjithçka që është  e mundur për të parandaluar nevojën e kërkimit të ndihmës së huaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)