27 Prill 2025

Sllovenia një nga vendet që ka nevojë për ndihmë financiare

Lubjanë, 7 prill - Instituti vlerësues Fitch në raportin e tij të ri e uli vlerësimin e kredibilitetit financiar të 5 bankave sllovene dhe mes tyre spikatin bankat e mëdha NLB dhe NKBM.

Ky institut theksoi se këto banka nuk kanë zbatuar kriteret e përcaktuara nga eurozona për zgjidhjen e krizës financiare të bankave.

Nga ana tjetër Gazeta e përjavshme “ The Economist” shkruan se Sllovenia mund të jetë shteti i gjashtë anëtar i BE-së që do të kërkojë ndihmë financiare, pas Greqisë, Irlandës, Portugalisë, Qipros dhe Spanjës.

“Nëse do të ishte e nevojshme ndërhyrja, atëherë do të bëhet vetëm një ndryshim i vogël për fondet për ndihmën e vendeve të Eurozonës. Sllovenia ka vetëm 2 milionë banorë, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto arrin në 36 miliardë euro, që është vetëm 0.4 për qind nga prodhimi i brendshëm bruto i Eurozonës. Sllovenia do të ishte vendi i parë i ish-vendeve komuniste në Eurozonë që do të kishte nevojën e ndihmës financiare”, shkruan prestigjiozja “The Economist”.

Letrat me vlerë në Slloveni ditëve të fundit arritën kuotën e kamatës prej 7 për qind, në situatë që nënkupton se vendi nuk mundet më që të marrë borxh në tregun ndërkombëtar.

Ndërkohë kryeministri slloven Janez Jansha deklaroi se qeveria e tij ka zbuluar \"vrimë të madhe\" prej 550 milionë euro shpenzime shtetërore të paplanifikuara për këtë vit, për shkak të cilave do të mund të vendoset nën pikëpyetje pagesa e pagave në sektorin shtetëror nga fundi i vitit 2012.

\"Për këtë arsye do të vendosim frenat në shpenzime duke përfshirë edhe shpenzimet brenda qeverisë”, - delaroi Jansha. Sipas tij kursimi është vetëm 50 për qind nga dalja e krizës ekonomike.

Gjysma tjetër duhet të sigurohet me iniciativa për hapjen e vendeve të reja të punës dhe lehtësimeve investuese.

Kryeministri slloven deklaroi se do të tentojë të sigurojë marrëveshje me sindikatat, punëdhënësit dhe partnerët e tjerë sociale për kursimin e nevojshëm, ndërsa me pas do të fillojë me reforma strukturore dhe do të marrë masa për ringjalljen e ekonomisë.

Kjo është në kohën kur Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në Slloveni ka deklaruar se, qeveria synon të ulë pagat e punonjësve të sektorit publik për këtë vit, me 158 milionë euro. Kjo shumë do të përkthehet me një pakësim page prej rreth 6.4%.

Shpenzimet për shëndetësinë do të ulen me 4.5%, ndërsa arsimi do të ketë shkurtimet më të mëdha, me 7.9%.

Shkurtimet e vitit të kaluar për të balancuar buxhetin kanë mbetur në fuqi por Ministria tha se duhen hapa shtesë për të ulur pagat e sektorit publik 158 milionë euro.

 Këto shpenzime synojnë të pakësojnë shpenzimet për të tkurrur deficitin buxhetor, të planifikuar në rreth 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sindikatat kanë qenë kundër këtyre shkurtimeve dhe, në fund të muajit Janar të këtij viti mbajtën një greve 1-ditore, duke deklaruar se pagat ishin ulur gjatë vitit të fundit.

Duket se zinxhiri i krizave në vendet e eurozonës po vazhdon të zgjatet dhe në këtë mes hallka e radhës e këtij zinxhir duket se do të jetë Sllovenia e cila po paraqitet si një vend tepër problematik për eurozonën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)