Sllovenia kritikon Moody's
Lubljanë, 19 maj - Kryeministrja e Sllovenisë kritikoi ashpër veprimin e kompanisë Moody's, për shkak të uljes së kredibilitetit të ekonomisë sllovene.
Alenka Bratusek, në një intervistë me gazetën Veçer, deklaroi se ka mundësi që Sllovenia të ndjekë shërbimet e investitorëve të kompanisë Moody's.
Kjo kompani amerikane uli kredibilitetin e Sllovenisë, për shkak të një çështje që ka lidhje me letrat e krediti.
Moody's e uli kredibilitetin e Sllovenisë nga BAA2 në BA1, në një kohë që Sllovenia më 30 Prill 2013, filloi shitjen e letrave të kreditit me dollarë.
Qeveria e Sllovenisë ka marrë masa të ashpra të kursimit ekonomik, në mënyrë që të mos ketë nevojë për ndihmat financiare ndërkombëtare.