Sllovenia ka nevojë për 4,8 miliard euro
Lublanë, 14 dhjetor - Sllovenia ka nevojë nga 4,8 miliard euro për financim të sektorit bankar që është në krizë. Ky ishte rezultati i testimit të bankave sllovene bërë nën kontrollin e BE-së. Për këtë qëllim nevojiten 4,778 miliard euro.
Injeksioni financiar do të bëhet menjëherë pas lejes së Komisionit Evropian. Pas përfundimit të operacionit bankat sllovene do të jenë ndër bankat me kapitalizim më të mirë në Evropë.
Kryeministrja e Sllovenisë Alenka Bratushek deklaroi para pak kohe, se vendi nuk do të ketë nevojë nga ndihma ndërkombëtare financiare.
Qeveria ka parashikuar fonde për rikapitalizim 4,7 miliard euro dhe mendon se kjo mjafton. Ish republika jugosllave me popullsi dy milionëshe është në recesion nga viti 2011 dhe tregohet si kandidate potenciale për ndihmë ndërkombëtare për shkak të gjendjes së keqe të bankave.