Sllovenia fiton nga privatizimi i firmave fitimprurëse shtetërore
Lublanë, 26 tetor - Sllovenia nënshkroi një marrëveshje për shitjen e firmës Helios një prodhues kryesor i bojërave në Evropën Juglindore, dhe kompania e parë shtetërore, e parashikuar për privatizim.
Kjo bëhet me qëllim sigurimin e mjeteve për stabilizimin e financave. Janë shitur 73 për qind e aksioneve shtetërore të kompanisë austriake, e cila ka paguar 520 euro për një aksion. Kompania vlerësohet për 145 mln euro.
Parlamenti i Sllovenisë miratoi privatizimin e 15 kompanive shtetërore, përfshi këtu dhe shitjen e kompanisë Telekom Sllovenia, me qëllim stabilizimin dhe zgjidhjen e problemit në sektorin bankar.