29 Prill 2024

Sllovenia doli nga recesioni

Lubljanë, 4 mars - Sllovenia në shkurt shënoi zero inflacion, ndërsa në vitin 2010 rritja e ekonomisë arrinte 1,2 për qind.

Inflacioni i përgjithshëm i sivjetshëm, sipas të dhënave të Entit slloven për statistikë mbeti negativ dhe arrin 0,8 për qind.

Krahasuar me muajin shkurt të vitit 2010, çmimet e rezervave jetësore janë rritur për 1,4 për qind, ndërsa sipas indeksit të harmonizuar janë për dy për qind më të larta.

Bruto të ardhurat kombëtare në Slloveni vitin e kaluar, duke llogaritur edhe çmimet arrinte diçka më tepër se 36 miliardë euro, që në tremujorin e ardhshëm të vitit është rritur për 2,1 për qind.

Duke marrë parasysh faktin se bruto të ardhurat kombëtare realisht janë rritur në tre kuartalet e fundit, Sllovenia përfundimisht tashmë nuk është në recesion dhe iu afrua rritjes ekonomike të BE-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)