Sllovenia do të mbështet Kosovën në zhvillimin ekonomik
Prishtinë, 9 shtator - Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu me rastin e vizitës në Ambasadën Sllovene ku u prit nga Ambasadori Miljan Majhen theksoi se marrëdhëniet e mira politike në mes të Sllovenisë dhe Kosovës kanë zanafillë që nga e kaluara dhe këto raporte duhet të forcohen edhe më shumë në të ardhmen.
Nga këto marrëdhënie politike sipas tij duhet të kalohet në ngritje të bashkëpunimit ekonomik si parakusht i përafrimit të interesave të dyja shteteve.
\"Duhet të fokusohemi në forcim të diplomacisë ekonomike dhe të mësuarit dhe përvoja sllovene në proceset integruese mund të jetë model që ti përshpejtojë proceset e tilla edhe në Kosovë.\"
Sllovenia sipas Gërxhaliut ka qenë ndër shtetet që kanë investuar më së shumti në Kosovë dhe dua të besojmë që ky trend përkundër rënies aktuale duhet të merr kaheje pozitive.
\"Na gëzon fakti që Ambasada Sllovene në Kosovë dhe Ambasadori z. Miljan Majhen janë të përkushtuar në mbështetje të këtyre proceseve e në veçanti sa i përket lëvizjes së komunitetit të biznesit dhe përshpejtimin e procesit të vizave.\"
\"Marrëveshja ndërshtetërore për bashkëpunim ekonomik është më se e domosdoshme dhe dua të besojmë se kjo marrëveshje e rëndësisë multidimensionale do të nënshkruhet brenda këtij viti, theksoi Gërxhaliu.
Ambasadori Slloven z. Miljan Majhen edhe një herë shprehi gatishmërinë e tij për të mbështetur proceset aktuale në Kosovë e në veçanti zhvillimin ekonomik bazuar në partneritet me Qeverinë dhe bizneset sllovene.
\"Janë bërë lehtësira në dhënien e vizave për komunitetin e biznesit kosovarë e në veçanti në shkurtimin e kohës që zgjatë vetëm dy javë. Po ashtu jemi duke e mbështetur si Qeveri edhe procesin e liberalizimit për qytetaret e Kosovës dhe jemi të mendimit se ky proces së shpejti do të i takojë të kaluarës.\"
Sa i përket marrëveshjes ndërshtetërore për bashkëpunim ekonomik shpresojmë se do të arrihet gjatë këtij viti por e tëra kjo do të varet edhe nga procesi i krijimit të institucioneve kosovare të dalura nga zgjedhjet e qershorit.
\"Do të jemi të përkushtuar për vuarjen si prioritet zhvillimin ekonomik bazuar në bashkëpunim të ndërsjellët në mes të dyja shteteve por të hulumtohen edhe mundësi të reja për depërtim bashkarishtë në vendet e treta, theksoi Ambasadori i Sllovenisë.