17 Nëntor 2024

Sllovenia do ta ndihmoj Kosovën të krijoj një fond zhvillimor

Prishtinë, 21 shkurt - Ministri i Financave, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Slloveni është takuar sot me Ministrin e Financave të Sllovenisë, Dušan Mramor dhe zyrtarë të lartë të shtetit slloven.

Me këtë rast ministri Hoti e ka falënderuar ministrin Mramor për pritjen e përzemërt dhe për mbështetjen e përhershme që shteti slloven i ka dhënë Kosovës, si në aspektin politik dhe atë ekonomik.

Ministri Hoti e njoftoi homologun e tij slloven për planet e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e rritjes së qëndrueshmërisë ekonomike. Ministri Hoti dhe ministri Mramor theksuan se sektori privat duhet ta ketë rolin kryesorë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë takimit u bisedua edhe për përvojat e shtetit slloven në fushën e doganës dhe taksave. Me këtë rast të dy ministrat u pajtuan që të bashkëpunojnë në nivel të ekspertëve përkatës. Ministri Mramor theksoj se administrata doganore dhe tatimore e Sllovenisë do t’i përkrah administratat simotra të Kosovës, në procesin e tyre të unifikimit.

Ministri Hoti dhe ministri Mramor, u pajtuan po ashtu që të bashkëpunojnë ngushtë edhe në procesin e hartimit të pakos se re fiskale të Kosovës, ku ministrit Mramor, shpreh gatishmërinë që ta ndihmoj Kosovën në këtë fushë.

Në këta takim të dy ministrat diskutuan edhe për mënyrat e krijimit të fondit zhvillimor të Kosovës. Ministri Mramor tha se Sllovenia do ta ndihmoj Kosovës që të krijoj një fond të qëndrueshëm zhvillimore, bazuar në normat evropiane, qëllimi i të cilit do të ishte zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Ministri Hoti në fund të këtij takimi ftoj ministrin Mramor për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovë. Ndërsa ministri Mramor, falënderoi ministrin Hoti për vizitën dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, dhe theksoj se me kënaqësi do ta vizitoj Kosovën brenda pak javësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)