20 Nëntor 2024

Sllovenia do ta kalojë krizen e borxheve

Lubjanë, 13 qershor - Presidenti slloven, Borut Pahor deklaroi para Parlamentit Evropian se Sllovenia do t\'i kalojë vështirësitë e krizës së borxheve në favor të një integrimi të mëtejshëm evropian.

Ndërkohë, vendi është i rrënuar nga kriza e borxheve dhe sistemi bankar gjendet në vështirësi. 

\"Ne do të jemi sërish një shembull suksesi për Bashkimin Evropian, por ne nuk mund ta kalojmë këtë krizë të vetëm\", theksoi ai.

Për këtë, ai ka propozuar modifikimin e institucioneve evropiane me anë të hartimit të një kushtetute të re pas zgjedhjeve evropiane të vitit 2014.

\"Traktati i Lisbonës nuk mund t\'u përgjigjet më problemeve të njerëzve dhe të së ardhmes\", shtoi ai.

\"Kriza kërkon një forcim të BE-së. Një Bankë Qendrore Evropiane dhe 17 apo 18 politika buxhetore nuk mund ta zgjidhin problemin.\", nënvizoi ai.

Sllovenia ka një deficit publik prej 4,9 për qind të PBB për këtë vit.

Qeveria e qendrës së majtë ka hartuar një plan kursimi për të shmangur ndihmën e institucioneve financiare ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)