Sllovenët protestojnë masivisht kundër masave të kursimit
Lubljanë, 18 nëntor - Dhjetëra mijëra qytetarë kanë protestuar në qendër të Lubjanës kundër masave të kursimit të qeverisë. Protesta është organizuar nga sindikatat tregtare, organizatat e studentëve dhe shoqatat e pensionistëve.
Duke iu adresuar masës, udhëheqësi i sindikatës më të madhe tregtare, Dushan Semoliq, ka thënë se qeveria po zbaton politika të papranueshme të kursimit, duke reduktuar mirëqenien dhe cilësinë e jetës së punonjësve.
Udhëheqsit e studentëve kanë folur kundër komercializimit dhe privatizimit të arsimit të lartë, si dhe kundër reduktimit të fondeve për arsimin publik.
Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të miratojë masa, të cilat do të zvogëlonin papunësinë në mesin e të rinjve.
Përfaqësuesit e pensionistëve, në anën tjetër, kanë folur për rënie të standardit të jetesës, duke paralajmëruar përkeqësime të mëtejshme me reformat e planifikuara të pensioneve.