Sllovenët optimistë për daljen nga kriza ekonomike
Lublanë, 27 mars - Sipas një hulumtimi të Eurobarometrit, Sllovenia është ndër vendet e BE-së, e cila shpreh besimin më të madh ndaj përballimit të krizës ekonomike. 42 për qind nga të anketuarit pohojnë që BE-ja ecën në rrugën e drejtë të rimëkëmbjes, ndërsa 24 për qind deklaruan që prioritetet e BE-së janë të gabuara.
Këto shifra janë mbi nivelin mesatar të opinionit në BE për sa i përket daljes nga kriza. Besim më të vogël ndaj rimëkëmbjes së BE-së regjistrojnë italianët (21%), lituanët (28 %), portugezët (30 %), irlandezët dhe grekët (32 %).