25 Dhjetor 2024

Sllovakia e gatshme të përkrahë sistemin financiar të Kosovës

Prishtinë, 26 prill - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë, Rastislav Kostilník.

Guvernatori Mehmeti informoi z. Kostilník me zhvillimet që kanë ndodhur në sektorin financiar dhe angazhimin e BQK-së për tejkalimin sa më të lehtë të situatës nga ndikimet e shkaktuara prej pandemisë.

Guvernatori gjithashtu, përmendi edhe masat që ka ndërmarrë BQK-ja për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset, në tejkalimin më të lehtë të gjendjes së krijuar, si dhe veprimet për të mbajtur sektorin financiar stabil dhe likuid.

Guvernatori Mehmeti shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me institucionet financiare në Sllovaki, me qëllim të nxitjes së sektorit financiar për të investuar në vendin tonë.

Nga ana tjetër, shefi i Zyrës Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë, Rastislav Kostilník, falënderoi Guvernatorin Mehmeti për pritjen dhe informacionet e ofruara, si dhe shprehu gatishmërinë e  bashkëpunimit për çështjet që kanë të bëjnë me sistemin financiar mes dy institucioneve edhe më tutje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)