Sllovakia bllokon Fondin e Shpëtimit të Eurozonës
Bratisllavë, 12 tetor - Parlamenti sllovak votoi kundër masave që do të fuqizonin Fondin e Shpëtimit të Eurozonës, i konsideruar, si shumë i rëndësishëm. Përmes tij do të luftohej kriza e borxhit në Bashkimin Europian.
Koalicioni qeverisës u përça dhe pas këtij votimi, e ardhmja e tij vihet në dyshim. Sllovakia ishte vendi i fundit nga 17 anëtarët e eurozonës, që do të votonte zgjerimin e të ashtuquajturit, Fondi i Stabilitetit Financiar Europian.
Zyrtarë të qeverisë folën për një votim të dytë për të miratuar paketën me mbështetjen e opozitës, por nuk është caktuar asnjë datë për këtë.
Opozita socialiste pritet ta mbështesë këtë lëvizje, por një prej kushteve të saj mund të jenë edhe zgjedhjet e reja. Kryeministrja sllovake, Iveta Radicova i kërkoi deputetëve të votonin në favor të paketës.