16 Janar 2025

Skënderaj, vihet gurëthemeli i objektit të QKRC dhe QRA

Prishtinë, 7 dhjetor - Në Skëndëraj u vu gurëthemeli i objektit të ri i Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil (QKRC) dhe Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve (QRA).

Në këtë ceremoni morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se ky inaugurim hynë në investimet kapitale për vitin 2012 të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku përfshihen edhe fillimi i ndërtimeve të objekteve të reja të QKRC-QKRA-ve në gjashtë komuna.

“Objektet do të ndërtohen për nevoja të shërbimeve civile për qytetarët dhe me qëllim të krijimit të hapësirave më funksionale dhe komode për punë për stafin e QKRC-QKRA-ve dhe vlera e përgjithshme investimeve të gjashtë qendrave është mbi 1.5 milion euro”, theksoi ministri Rexhepi

Ndërsa kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, falënderoi ministrin për vizitën dhe tha se kjo qendër do t’i plotësojë nevojat për punë të zyrtarëve dhe qytetarëve do t’u krijohen kushte komode në kryerjen e obligimeve.

Investimi për objektin e ri të në Skënderaj do të arrijë vlerën prej 244,178.32. Këto projekte kanë filluar këtë vit dhe do të jenë në vazhdimësi për vitin 2013.

Ndërtimi i objekteve të Qendrave Komunale të Regjistrimit Civil dhe Qendrave Komunale të Regjistrimit të Automjeteve, përveç në Skënderaj do të ndërtohen edhe në Suharekë, Gjakovë, Deçan, Podujevë dhe Vushtrri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)