18 Nëntor 2024

Skenderaj, pushteti aktual keqmenaxhon paranë publike

Skenderaj, 28 prill - Komuna e Skenderajt është njëra ndër Komunat në të cilën papunësia është më e larta krahasuar me secilën nga Komunat e tjera në Kosovë.

Gjithashtu, është njëra ndër Komunat e cila në Qendrën për punë sociale ka të evidentuar dhe përfitues të skemës sociale 1350 familje pra me gjithsej 6580 anëtarë.

Kjo tregon se Skenderaj në proporcion me komunat e tjera ne Kosove dhe numrin e banoreve prape prin me skemën sociale. Duke e shikuar këtë realitet te hidhur te varfërisë se popullatës qeverisja aktuale bene shpenzime marramendëse sa i përket telefonisë fikse dhe mobile.
 
Qendra e Vetëvendosjes në Skenderaj thekson se vetëm për vitin 2013 Komuna ka shpenzuar 24,773.65 euro.

\"Për t’i fshehur te gjitha kategoritë dhe shumat e shpenzimeve, qeverisja lokale para Anëtarëve të Kuvendin Komunal ka raportuar në formë të përgjithësuar dhe jo në formë analitike.\"

\"Një gjë e tillë është bere qëllimisht vetëm e vetëm për mos ta ditur opinioni se çfarë shpenzimesh kanë bërë për kategoritë e ndryshme si: derivate, mëditje dreka, shpenzime të telefonisë, etj\", thekson Vetëvendosje.
 
Se përse sipas VV është mashtruese dhe manipuluese kjo qeverisje tregon edhe rasti i familjes Hajra nga Runiku. Për këto dy familje me vendim të Kuvendit Komunal janë ndarë për kulmin e shtëpisë 4,210 euro. Është kërkuar që të përkrahet një kërkesë e tillë për shkak se këto familje jetojnë pa kulm në banesat e tyre.

Është thënë po ashtu,  nga nënkryetari se donatorët i kanë ndihmuar por edhe ne si Komunë duhet t’i ndihmojmë. Është marrë vendimi në Kuvendin Komunale.

Por, duke u bazuar në argumente dhe vizitën që e kemi pasur në këtë familje del se Komuna faktikisht nuk e ka dedikuar këtë shumë të parave për këtë familje por shuma në vlerë prej 4,210 eurove i është dhënë \"Valoni Comerc\".

Kur anëtarja e Kuvendit Komunal, Ajnishahe Halimi  ka parashtruar pyetjen në Kuvend, pasi që është marrë vendimi, se kush i ka marrë ato para, meqenëse familja Hajra, as nuk di gjë dhe as nuk ka bërë kërkesë për rregullim të shtëpisë. 

Përgjigjja që mori publikisht në mbledhje nga drejtori i Urbanizmit në Komunë ishte se: \"ne nuk japim para por material. Tenderin për material e ka \"Valoni Comerc\" dhe faktikisht Valoni e ka furnizuar me material atë familje dhe ne si Komunë e kemi kryer obligimin e borxhit ndaj tij.\"

Por kur nga Qendra e Vetëvendosje!-s kërkuam pikërisht qasje në ato fatura, na është prezantuar një faturë e datës 20.11.2013, me vlerën e cekur më lart. Fatura nuk përmban material ndërtimor por, kryerje të punimeve.

Shtrohet pyetja a ka të drejtë Komuna ta bëj një gjë të tillë kur dihet se për çfarë e ka tenderin \"Valoni Comerc\".

Çështja tjetër është se kjo faturë me datën të cilën e ka është në kundërshtim me nënshkrimin e saj nga pronarët e shtëpisë. Sepse, në bisedë me përfituesit kjo faturë është nënshkruar vetëm tash e dy javë më parë. Praktikisht, është nënshkruar nga përfituesit vetëm kur ne kemi kërkuar qasje ne dokumentacion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)