19 Nëntor 2024

Skema e Granteve të programit për Zhvillim Ekonomik

Gjilan, 11 nëntor - Agjencia për Zhvillim Rajonal Lindje në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë organizuar sot në Gjilan sesionin informues për Skemën e Katërt të  Granteve të programit për Zhvillimi Ekonomik Rajonal të njohur si EURED.

Mbi 70 përfaqësues të organizatave dhe institucioneve patën rastin që të informohen më detajisht lidhur me procedurën e aplikimit për Grantet e programit EURED.

Ky sesion informues vije pas lansimit të thirrjes së hapur të Skemës së Granteve për Zhvillimin Ekonomik Rajonal të financuar nga Zyra e BE-së e cila është projektuar për të mbështetur infrastrukturën në shkallë të vogël të biznesit dhe krijimin e kushteve për biznes konkurrues në Kosovë.

Për më tepër, në sesionin e sotëm informues përfaqësuesi i BE-së, Dardan Sadriu, përmendi objektivat kryesore të Skemës së Katërt të Granteve të EURED-it e të cilat janë: Konsolidimi i rajoneve ekonomike të Kosovës dhe krijimi i kuadrove për zhvillim rajonal i cili do të jetë në përputhje me praktikat më të mira të BE si dhe mbështetja për rigjenerimin ekonomik dhe krijimin e kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik.

Në  anën tjetër, Dretori Ezekutiv i Asociacionit të Agjencisë Rajonale Lindje, Almir Hyseni, u bëri thirrje aplikantëve potencialë që të jenë të lirë dhe të kërkojnë ndihmën e Agjencisë gjatë tërë fazës së aplikimit për këto Grante.

Sesionet informuese lidhur me Grantet e programit për Zhvillimi Ekonomik Rajonal – EURED do të mbahen gjatë javës edhe në rajonet e tjera të Kosovës, me datat si më poshtë:

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)