Skandal në bankën e Vatikanit
Romë, 23 shtator - Policia italiane konfiskoi 23 milionë euro nga banka e Vatikanit, për shkak të dyshimit se nuk i kanë kaluar ligjet italiane kundër larjes së parave, lajmëruan mediumet italiane.
Nga Vatikani kumtuan se janë të befasuar dhe të tmerruar nga aksioni i prokurorisë së Romës dhe potencuan se informatat për transaksionin i cili është lëndë e hetimit, tashmë edhe janë dhënë në bankën qendrore italiane.
Nën hetim janë kryetari i bankës së Vatikanit Etore Goti Tedeski edhe një funksionar i lartë në bankën emri i të cilit mbahet në fshehtësi, për larje të parave.
Tedeski deklaroi se pohimet e tilla kanë ofenduar dhe se ende nuk di se ilat janë arsyjet për këtë.
Stolia e Shenjtë i dha mbështetje të plotë Tedeskit dhe të dyshuarit tjtër.