08 Nëntor 2024

Sjaastad shpreh gatishmëri për të ndihmuar Kosovën në fushën e investimeve

Prishtinë, 8 nëntor - Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim kurtuazie ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë Per Strand Sjaastad, me të cilin diskutoi për avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Norvegjisë dhe Kosovës.

Ministri Avdullah Hoti duke i uruar detyrën e re Ambasadorit të Norvegjisë Per Strand Sjaastad, e falënderoi atë për ndihmën e dhënë nga shteti i Norvegjisë  për proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova.

Ministri Hoti shprehi gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e investimeve.

Ai gjithashtu e njoftoi ambasadorin Per Strand Sjaastad  për procesin buxhetor, politikat fiskale dhe pakon fiskale dy për vitin 2016, për procesin e bashkimit të ATK-së dhe Doganës në një agjenci të vetme si dhe për miratimin e Ligjit për investime strategjike në Kosovë, ku ky Ligj duhet të shihet si  një mundësi më e mirë për bizneset norvegjeze për të  investuar në Kosovë.  

Ndërsa, ambasadori i Norvegjisë Per Strand Sjaastad  duke falënderuar Ministrin Hoti për pritjen e ngrohtë shprehi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë Norvegjeze për ta ndihmuar Kosovën në proceset nëpër të cilat po kalon e sidomos në fushën e investimeve, me qëllim që Kosova të shihet si vend i cili ofron kushte shumë të mira në të bërit biznes, por edhe në procesin e  integrimit të saj në Bashkimin Evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)