05 Maj 2024

Situata në Egjipt, pasoja të rënda për ekonominë globale

New York, 7 shkurt - Vazhdimi i krizës politike në Egjipt dhe zgjerimi i saj në rajon mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë globale, shkruan Associated Press, duke cituar shumë ekspertë, vlerëson se rritja jo e stabilizuar në Evropë dhe SHBA jo vetëm se do të rrezikohej nga eskalimi i krizës në Lindjen e Afërme, por ajo te këto dy ekonomi të fuqishme do të ndikonte në rritjen e inflacionit dhe vështirëson hapjen e vendeve të reja të punës.

Sadi Hamid, ekspert për rajonin e gjirit në institutin “Brooking” në Nju Jork vlerëson se konfliktet gjithnjë e më të ashpra në Egjipt në mënyrë direkte dhe negative reflektohen në dobësimin e ekonomive të rajonit, por edhe të SHBA-ve. Hamid tregon se as politika aktuale e administratës amerikane ndaj garniturës qeverisëse në Egjipt nuk ka qenë konsistente, meqenëse presidenti Barack Obama fillimisht e ka përkrahur Hosni Mubarakun, e pastaj shpejt kërkoj largimin e tij.

Kriza në Egjipt, sipas AP-së, në Evropë ka ngritur çmimin e naftës në mbi 100 dollarë, kurse në SHBA një fuçi kushton rreth 90 dollarë. Tregtarët me karburante janë të shqetësuar se zgjatja e trazirave sociale në Egjipt, e posaçërisht zgjerimi i tyre në vende fqinje, mund të vështirësoj transportin e naftës nëpër Kanalin e Suezit. Egjipti nuk është prodhues i madh,por në mënyrë direkte kontrollon këtë kanal, përmes të cilit qarkullojnë tankerët me dy milionë barelë naftë të papërpunuar, drejt tregut të SHBA-ve dhe të Evropës.

Pos kësaj, mund të tronditet edhe tregu global i ushqimit. Këtu problem shtesë janë edhe trazirat kronike në Somali. Egjipti është importues i madh i grurit, kurse disa vende nga rajoni, si Arabia Saudite dhe Algjeria tanimë kanë paralajmëruar se mund të rrisin importin e drithërave, ashtu që të krijojnë më shumë stoqe dhe të evitojnë mungesën e rastësishme të tyre. Çmimet e ushqimit në treg, madje edhe para trazirave në Tunizi dhe në Egjipt, janë rritur dhe po i afrohen nivelit rekord.

Në këto rrethana fitim do të kenë prodhuesit e ushqimit dhe të naftës. Por, problemi qëndron aty se numri i vendeve që mund të fitojnë nga konjuktura në tregun e naftës dhe të ushqimit është shumë më i vogël në krahasim me ato që janë të rrezikuara nga kjo situatë, thuhet në një analizë të ekspertëve të OKB-së

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)