Situata aktuale e bizneseve është përmirësuar
Prishtinë, 26 tetor- Situata aktuale e bizneseve është përmirësuar dukshëm në tremujorin e tretë të vitit 2013 , pothuajse në të gjithë sektorët kanë kontribuar në këtë situatë përveç sektorit të prodhimit ku situata ka mbetur pothuajse e njëjtë, është vlerësimi i nga hulumtimi i indikatorëve matës të tendencës në biznes për tremujorin e tretë të këtij viti prezantuar sot në Odën Ekonomike të Kosovës.
Ky hulumtim tregon se situata ka qenë posaçërisht e përmirësuar për sektorin e ndërtimtarisë por edhe për tregtinë me shumicë, ndërsa pritjet për të ardhmen janë më pak optimiste në krahasim me tremujorët e kaluar.
Me ketë rast kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se Monitori i Biznesit Kosovar është organizuar nga OEK-u si studimi i vetëm i këtij lloji i cili është mjaft i njohur dhe shume i çmuar ne nivel ndërkombëtar .
Ai jep informacion te vlefshëm për sektorët e biznesit rreth zhvillimit aktual dhe te ardhshëm po ashtu dhe pengesat kryesore te biznesit qe tregohen nga sektori i biznesit . OEK përmes këtij studimi synon qe përveç informimit dhe perceptimit te komunitetit te biznesit për tendencat e bizneseve si dhe për te promovuar vlerat e biznesit te Kosovës dhe te kontribuoj me harmonizimi e tyre me vlerat evropiane , tha Gërxhaliu.
Gërxhaliu tha se me mbështetje nga GIZ-i gjerman ky studim është kryer për here te trete ,tremujori i trete 2013 dhe se OEK me disa aktivitete te saj synon te rris nivelim e përgjithshëm te ndërgjegjësimit te shoqërisë me lidhje me vlerën e ndermarresise qe posedon Kosova lidhur me ketë një rol te rëndësishëm ne krijimin e këtyre vlerave te brendshme ne Kosove dhe vendosja e tyre ne tregun rajonal dhe atë ndërkombëtar ka komuniteti i biznesit i cili ndikon ne përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe shoqërisë ne përgjithësi me tutje përmirëson imazhin e vendit tone edhe për tërheqjen e investitorëve te huaj përmes formave te ndryshme te partneritetit .
Vlen te theksohet se një studim i tille shfrytëzohet ne me se 100 shtete te vendeve evropiane dhe me gjere dhe bazuar ne rezultatet e këtyre studimeve bëhen orientimet qeveritare çka dhe si duhet te veprohet ne aspektin ekonomik dhe cilat do te jene fushat qe duhet te mbështeten nga qeveritë e vendeve te ndryshme, tha Gërxhaliu.
Kurse Reinhard Trenkle Udhëheqës i sektorit ekonomik te GIZ ne Kosove tha se ishte vet OEK-u e cila ka kërkuar kryerjen e këtij hulumtimi dhe ka qene ne ballë te këtij projekti dhe i këtyre aktiviteteve.
Duke u nisur nga fakti qe ne Kosovë mungojnë te dhënat, mungojnë shënimet ose nuk ekzistojnë fare apo nuk kane ndërlidhje mes vete u vendos te fillohet me këtë lloj monitorimi te klimës se biznesit ne Kosovë. .
Ishte një kërkesë e OEK dhe ishte ne përputhje edhe me projektet tona me atë qe ne kemi dashur ta arrijmë dhe duhet te themi qe fillimi nuk ka qene aq i lehte, ka një përvojë plotësisht e re një projekt i ri një teren i ri .
Këto studime qe po bëhen janë mjafte te fuqishme domethënës dhe japin një pasqyre shume te qarte te situatës ekonomike ne Kosove,tha Trenkle. .
Sekretari i përgjithshëm i OEK Berat Rukiqi duke prezantuar hulumtimin theksoi se hulumtimi është dizajnuar nga ekspertë gjermanë nga IFO Institute në Gjermani dhe se hulumtimin përdoret nga qeveritë e shumë vendeve për marrjen e vendimeve dhe parashikimin e treguesve ekonomik dhe se te njëjtat firma janë përcjell neper tremujor.
Situata aktuale e bizneseve është përmirësuar dukshëm në tremujorin e tretë të vitit 2013. Pothuajse të gjithë sektorët kanë kontribuar në këtë situatë përveç sektorit të prodhimit ku situata ka mbetur pothuajse e njëjtë
Situata ka qenë posaçërisht e përmirësuar për sektorin e ndërtimtarisë por edhe për tregtinë me shumicë. Pritjet për të ardhmen janë më pak optimiste në krahasim me tremujorët e kaluar
Pengesë kryesore mbetet mungesa e financave (një e treta e bizneseve kanë theksuar se është pengesë)tha Rukiqi duke prezantuar te gjeturat e raportit.
Nga raporti shihet se vetëm 17% e bizneseve kanë theksuar se situata e tyre është e pa kënaqshme, ndërsa te dhënat tregojnë se situata e bizneseve është përmirësuar në stinën e verës.
Pritjet për punësimin kanë qenë të larta në tremujorin e parë por janë zvogëluar përgjatë tremujorëve. Rreth 75% e bizneseve presin që punësimi të mbetet i njëjtë. Ky tregues së bashku me treguesin për pritjet për të ardhmen sinjalizojnë rritje ekonomike më të vogël, tha Rukiqi.
Rukiqi tha se indikatori për klimën e biznesit është matës i aktivitetit ekonomik në një vend.
Treguesi i klimës së biznesit është zvogëluar nga tremujori i parë në të dytin dhe ka mbetur pothuajse I pandryshuar në tremujorin e tretë, tha ai.