Sistemi financiar botëror po ndeshet me transaksione të vështira
Washington, 10 tetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) thotë se sistemi financiar botëror po ndeshet me disa transaksione të vështira, ndërsa ekonomitë botërore kërkojnë stabilitet më të madh ekonomik.
Këshilltari i FMN-së Jose Vinals tha sot se fuqi ekonomike botërore si Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe vendet e BE-së me 17 anëtarë, që përdorin si monedhë Euron, ashtu sikurse edhe vendet e ekonomive në zhvillim, po ndeshen me probleme të rëndësishme.
Ai vuri në pikëpyetje çështjen se sa me lehtësi Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të kalojnë nga një periudhë kur Banka Qendrore ka hedhur më shumë para në ekonominë më të madhe të botës për të ndihmuar rimëkëmbjen e tij ekonomike nga kriza e vitit 2009, në gjendje normale dhe pa ndihmë monetare.
Zoti Vinals tha se ndryshimet në politikat e vendeve të eurozonës e kanë lehtësuar krisën e borxheve qeveritare tre-vjeçare, por borxhi i korporatave mbetet problem, ndërkohë që bankat përballen me humbje të mëdha dhe kredi të këqia.
Por ai shtoi se në se politikat ekonomike në mbarë botën trajtohen siç duhet, mund të arrihet stabilitet ekonominë globale, gjë që sjell rritje më të madhe ekonomike.