Sistemi bankar i Shqipërisë i qëndrueshëm
Tiranë, 1 shkurt - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani tha, se sistemi bankar i vendit është i qëndrueshëm, megjithë nivelin e kredive të këqija.
Sipas zotit Fullani Produkti i Brendshëm Bruto i Shqipërisë u ul me 2.3 për qind gjatë tremujorit të tretë të vitit 2013, megjithëqë gjendja financiare e ndërmarrjeve vazhdon të jetë e rëndë. Inflacioni vjetor ishte 1.5 për qind.