Sipërmarrjet evropiane kërkojnë saksione kundë Hungarisë
Berlin, 2 dhjetor - Me fillimin e marrjes së presidencës së rradhës së BE-së nga Hungaria, udhëheqësit e 13 sipërmarrjeve më të mëdha evropiane i kanë kërkuar Komisionit të BE-së që të vendosë saksione kundër qeverisë në Budapest.
Si argumentim ata kanë përmendur taksat e posaçme të cilat qeveria nacional- konservatore i ka vendosur me prapaveprim prej 1 janarit 2010 sipërmarrjeve të mëdha të huaja.
Këtë e bëri të ditur në faqen e saj të internetit gazeta "Welt" e cila i referohet një shkrimi të paraqitur në portalin e internetit.
Këto taksa të veçanta janë në kundërshtim me ligjet e BE-së dhe shkaktojnë një dëm prej milionash.
Sipërmarrjet hungareze nuk janë prekur. Komisioni i BE-së duhet të bëjë gjithçka në mënyrë që këto masa të kthehen mbrapsht.
Ndër firmat gjermane të prekura janë ndër të tjera koncerni i energjisë EON, RWE dhe EnBW, Deutsche Telekom dhe koncerni i sigurimeve Allianz.