Sipas Shpigel-it Bullgaria është thesari i ri i Greqisë
Sofje, 1 gusht - Bullgaria është thesari i ri i Greqisë, shkruan revista gjermane Shpigel, cituar nga ajo greke Imerisia. Botimi pohon, se kontrolli mbi kapitalet e Greqisë i ka detyruar sipërmarrësit vendas në mënyre masive të transferojnë paratë e tyre në vendet fqinje dhe posaçërisht në Bullgari dhe Qipro, ku firmat e emigruar tashmë numërojnë 70 mijë.
Ndër motivet më të forta të grekëve për transferimin e biznesit të tyre në Bullgari janë legjislacioni i favorshëm dhe tatimet dhe pagat e ulëta në vendin tonë.