24 Prill 2025

Sinjale të reja për përkeqësimin e ekonomisë evropiane

Paris, 13 korrik - Ka sinjale të reja për përkeqësimin e ekonomisë evropiane. Vlera e Euros ra sot në nivelin më të ulët në 2 vjet kundrejt dollarit amerikan.

Ndërkaq, ritmet e papunësisë në Greqi kanë kapërcyer 22 për qind, duke shënuar një rritje prej 6 për qind me nivelin e vjetshëm.

Në Francë prodhuesi i automjeteve Peuget ka njoftuar se do të shkurtojë 8 mijë vende pune pas mbylljes së një prej linjave të montimit.

Problemet ekonomike në Evropë dhe rritja e dobët e ekonomisë amerikane duket se kanë ndikuar negativisht edhe tek Azia.

Banka Aziatike për Zhvillim nxori sot një raport ku thekson se kërkesa e dobët për produkte eksporti nga Azia ka sjellë ngadalësim të rritjes së ekonomive të Kinës dhe Indisë.

Si rezultat, Banka i ka ulur parashikimet për rritje ekonomike në Azi gjatë viteve 2012 dhe 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)