Sindikatat vendosin sot për fillimin e protestave për punëtorët e sektorit privat
Prishtinë, 14 nëntor - Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) mbanë takim me kryetarë të disa shoqatave ku do mirët vendim për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat.
Protestat dhe greva për punëtorët e sektorit privat do të organizohen për të kërkuar rritjen e pagave dhe zbatimin e ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj.
Punëtorët e sektorit privat në Kosovë përballen me gjendjen e keqe duke u nise prej kushteve te këqija të punës deri te pagat qe një numër i madh i punëtorëve po paguhen ende me pagë 130 dhe 170 euro si dhe me orare te sterzgjatura.