10 Maj 2024

Sindikatat: Stop privatizimit të PTK, KEK dhe Trepçës

Prishtinë, 20 shtator - Përkundër kushteve atmosferike mijera punëtor dhe qytetarë sot kanë protestuar kundër privatizimit të Postë-Telekomit të Kosovës, Distribucionit të KEK-ut si dhe likuidimit të Trepçës.

Organizatorët e kësaj proteste kanë ftuar institucionet e vendit ti thonë stop për momentin privatizimit, dhe të debatohet më shumë për këtë proces, në të kundërtën kanë paralajmëruar radikalizim të protestave.

Kryetari i Sindikatës së PTK-së, Milazim Alshiqi ka thënë se të gjithë sa bashku duhet t\'i thojnë stop këtij procesi.

\"Këto ndërmarrje na vynë për ta ndërtuar shtetin. Kërkojmë që kërkesat tona të meren parasysh. Nëse na detyrojnë të grumbullohemi para qeverisë, ne do ta bëjmë këtë\", tha ai.

Alshiqi paralajmëoj ndryshim të formave të protestave nëse nuk i plotësojnë kërkesat e tyre, duke thënë se atëherë askush nuk do të jetë i kënaqur.

\"Ta merrni parasysh numrin e nënshkrimit të peticioneve, andaj thirreni mendjen. Nuk qëndron thënia se ne kemi manipuluar me Trepçën, Të gjitha pasuritë janë tonat, janë të popullit. Kjo qeveri, mjerisht nuk është duke menduar për qytetarët e Kosovës\", tha Alshiqi. 

Ai tha se edhe shiu është dëshmi, dhe janë lotët, që ia bëjnë me dije qevereisë ta stopojnë këtë privatizim.

\"Duhet ti thojnë stop këtij procesi. Është radha që Qeveria të ulet dhe të dialogoi për këtë proces. Duhet të organizojë debate dhe të mos bëhen gjërat me nguti. Peticionin me 63 mijë nënshkrime i kemi dërguar te presidentja, te kryetari i Kuvendit, te Qeveria dhe Ambasadea amerikane. E meritojmë edhe e kem borxh për ti thënë stop këtij procesi\", ka thënë Alshiqi, i cili u bëri apel deputetëve  ti thonë stop për momentin procesit të privatizimit.

Ndërsa, Alush Sejsiu kryetart i Këshillit Organizativ të protestës ka thënë se ky process duhet të paraprihet nga debate shoqëror për interesin e përgjithshëm.

Kërkesat e BSPK-së janë të ngritet Komision parlamentar për procesin e privatimit, komercializimit dhe koncensionimit të ndërmarrjeve shoqërore, procesi të përfshijë të gjitha palët e privatizimit, të ndërpritet çdo procves i privatizmit deri në vlerësimin e Komisionit parlamentar, të ndërpritet çdo procedurë e nisur për liukidimin e Trepçës, të aprovohen kontrata kolektive e punës në nivel nacional, të aprovohet ligji për pensionet, të aprovohet ligji për sigurimet shëndetësore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)