27 Dhjetor 2024

Sindikatat refuzuan oferten e qeverisë

Prishtinë, 26 shkurt - Dy kryesitë e Sindikatave të pavarura, Sindikata e Sherbimit  Civil të Kosovës dhe Sindikata e Pavarur e Administratës Publike, që përfaqësojnë të drejtat dhe interesat e Shërbyesve Civil, kan mbajtur një takim në MAP, me Ministrin Arsim Bajramin, në lidhje me kërkesat e Shërbyesve Civil të Kosovës të cilin takim kësaj radhe e ka thirrur Ministri Bajrami.

Në këtë takim, Ministri Bajrami, ka ofruar ofertën e Qeverisë së Kosovës në formë të shkruar të cilën ofertë, përfaqsuesit e të dy Sindikatave, në prezencë të Ministrit Bajrami, pas shumë diskutimeve të përbashkëta e  refuzuan duke e quajtur ofertën si jo serioze dhe të pa pranueshme për Shërbyesit Civil.

Përfaqsuesit e që të dy Sindikatave, këtë ofertë vendosën që t’ua komunikojnë, këshillave të Përgjithshme të të dy Sindikatave dhe në formën e shkruar, tia kthejnë përgjegjen Qeveris së Kosovës, gjegjësisht Ministrits së Administratës Publike- Ministrit Arsim Bajrami.

Vet Ministri Bajrami, pranoi se Oferta e paraqitur në formën e shkruar , me vërejtjet që do ti ketë nga draft marrëveshtja e ofruar e MAP, do të shqyrtohet edhe njëherë nga ana e Qeverisë dhe do të  shiqohen mundësitë se deri në cilën masë mundë ti plotëson kërkesat e Shërbyesve Civil, Qeveria e Kosovës.

Këto vërejtje me shkrim nga ana e që të dy Sindikatave, do t’iu dorzohen Qeverisë së Kosovës, më së largu, deri  të hënën më datë 01.03.2010.

Që të Dy Sindikatat, edhe njëherë përsëritën kërkesën e tyre se në rast se nuk plotësohen kërkesat e Shërbyesve Civil deri më datë 15.03.2010, do të futen në grevë dhe se do të ketë edhe  kërkesa tjera për dorëheqjen e zyrtarve të lartë qeveritrë, për gjendjen e shkaktuar në sektorin e Shërbimit civil të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)