Sindikatat reagojnë ndaj mos-rritjes së pagave
Prishtinë, 12 dhjetor - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka reguar me shqetësim ndaj njoftimit të kryeministrit të Kosovës, isa Mustafa, se vitin e ardhshëm nuk do të jetë ngritje pagash prej 25 % për shërbyesit civilë, nritje kjo e cila ishte premtuar nga ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Në intervistën dhënë agjencisë së lajmeve Reuters, zoti Mustafa, ka përdorur një ton më të moderuar se paraardhësi i tij, Hashim Thaçi, i cili kishte premtuar rritje të pagave në sektorin publik për 25 % në vjet, për katër vitet e ardhshme. Mustafa tha se kjo është e pamundur.
\"Do ti rrisim pagat në linjë me zhvillimin ekonomik, ka thënë ai, për Reuters.
BSPK konsideron se mos respektimi i premtimit për ngritjen e pagave për sektorin publik është një shpërfillje eklatante ndaj kësaj kategorie punëtorësh. Nëse nuk do të respektohet premtimi i dhënë, atëherë BSPK do ti shqyrtojë edhe variantet e lejueshme të veprimit sindikal për realizimin e të drejtave që u përkasin.
Edhe Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë,përmes një letre publike të kryetarit të këtij institucioni, Rrahman Jasharaj, ka rikujtuar kryeministrin e Kosovës se Kontrata Kolektive duhet vënë në jetë e tëra.
Në janar do të këtë implementim të plotë të Kontratës sonë ose , pa fajin tonë, do të ketë protesta e veprime tjera sindikale, që lejohen edhe me Ligjin mbi grevat edhe me akte ndërkombëtare, thuhet pos tjerash në letrën e SBASHK-ut.