Sindikatat paralajmërojnë protesta në Gjermani
Berlin, 31 gusht - Lidhja e sindikatave gjermane ka njoftuar për javën e ardhshme zhvillimin e protestave në gjithë vendin kundër politikës së qeverisë federale.
Do të ketë protesta në sipërmarrje, por edhe mitingje në rrugë dhe sheshe të qyteteve të mëdha si: Hanover, Stutgart, Nuremberg apo Kiel, tha kryetari Michael Sommer, për gazetën "Hamburger Abendblatt".
Shkaku është pakënaqësia që po krijohet ndaj politikës së padrejtë me komuna financiarisht të dobëta, me politikën për daljen në pension në moshën 67 vjeç, me asistencën për të papunët të ashtuquajtur Harc IV ,apo me pagesat ekstra për kujdesin shëndetësor.