Sindikatat i drejtohen edhe Kushtetueses lidhur me Ligjin e Pagave
Prishtinë, 20 janar - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka bërë të ditur se kanë zhvilluar takim me Avokatin e Popullit ku nga i njejti kanë kërkuar që të bejë kërkesë për revokim të vendimit të Gjykates Kushtetuese në lidhje me ligjin e pagave.
Gjatë takimit me SBASHK-un, Sindikaten e Shëndetësisë, Policisë, Doganës dhe Zjarrfikësve, Avokati i Popullit ka potencuar se nuk ka qenë kërkesa e tij ndryshimi i koeficienteve në Ligjin e pagave, por ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese kushtetutshmerinë e disa neneve të këtij ligji.
Duke u gjendur në një situatë të tillë këto sindikata në takimin e përbashkët kanë marr vendim që t'i adresohen Gjykates Kushtetuese rne kërkesën e vetme që Gjykata të merr në konsideratë brengen e mbi 60.000 të punësuarve në sektorin Publik.
Kërkesa ka të bejë me revokimin e vendimit të lartcekur apo shpejtimin e shqyrtimit te neneve te caktuara të këtij ligji, sic edhe ka potencuar Avokati i Popullit, në mënyrë që ligji te fillojë së implementuari.
Po ashtu SBASHK ka njoftuar se këto sindikata përmes organizatave simotra nga Evropa janë duke punuar që t'i adresohet edhe Komisionit të Venecias pasi i njejti do të këshillohet nga Gjykata Kushtetuese.
E gjithë kjo sipas sindikatës behët me qëllim që të ruhet paqja sociale e qytetarëve të Republikes se Kosovës.