Sindikatat e punëtorëve në Greqi në protesta
Athinë, 10 shtator - Sindikata e punëtorëve në Greqi në shenjë mbështetje ndaj mësimdhënësve, ka thirrur për organizimin e një proteste gjithëpërfshirëse.
Sindikata e punëtorëve në Greqi ditën e hënë ka lëshuar një deklaratë ku pasi ka dënuar ashpër shtimin dhe vazhdimin e politikave shtrënguese ekonomike, ka deklaruar mbështetjen e saj ndaj mësimdhënësve të cilët po kundërshtojnë politikat e qeverisë greke ndaj qendrave dhe institucioneve arsimore.
Kjo sindikatë kërkoi nga qytetarëve grekë që të martën pas dite të dalin në protestë e cila do të organizohet në qendër të Athinës, kryeqytetit të Greqisë.
Në këtë deklaratë është kritikuar ashpër qeveria e Greqisë për shkak se po ndjek urdhrat e Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar të cilët llogariten kredi dhënësit kryesorë të qeverisë greke. Sindikata në fjalë ka theksuar se vazhdimi i këtyre politikave do të shkaktojë dëme të pakompenzueshme për sistemin arsimor dhe sektorin shëndetësor të Greqisë.
Kjo sindikatë pasi deklaroi mbështetjen e saj ndaj punonjësve të arsimit të këtij vendi të cilët po qëndrojnë në grevë, ka deklaruar se në kohën kur qeveria po bënë përpjekje që të largojë, të pezullojë punëtorët e sistemit të arsimit ose të pakësojë numrin e tyre, numri i punëtorëve të këtij sektori është zvogëluar për 16 mijë punonjës si dhe buxheti i qendrave arsimore të Greqisë mesatarisht është ulur për 35%.