10 Maj 2024

Sindikata Unia mbështet BSPK-në

Prishtinë, 20 shtator - Sindikata Unia e cila njëherazi është organizata që në radhët e veta ka të organizuar numrin më të madh të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Zvicër kanë bërë të ditur se mbështesin peticionin e organizuar nga BSPK-ja dhe solidarizohet me kërkesat e punëtorëve, sindikatave të tyre BSPK-në, organizatat joqeveritare e subjektet politike si dhe qytetarëve që në mënyrë të organizuar edhe përmes protestave kundërshtojnë privatizimin e PTK-së, KEK-ut dhe Trepçës.

\"Këto ndërmarrje publike vlerësohen si ndër më kryesoret të Kosovës dhe që luajnë një rol strategjik në zhvillimin afatgjatë ekonomik të vendit\" thuhet në letrë mbeshtetëse të këtyre organizatave.

Deri më tani procesi i privatizimit ka lanë pa punë me dhjetëra mijëra punëtorë dhe ka shkatërruar prodhimin dhe perspektivën e këtyre ndërmarrjeve publike.

I tërë ky proces ka rezultuar në ulje të dukshme të zhvillimit ekonomik dhe me këtë edhe të mirëqenies së qytetarëve të vendit,

\"Edhe ne, sikur qëndron në peticionin e organizuar nga BSPK-ja, vlerësojmë se këto ndërmarrje janë ndërtuar nga qytetarët e Kosovës dhe i përkasin qytetarëve të Kosovës, andaj ato nuk mund të nxirren në shitje duke u anashkaluar interesi i qytetarëve të Kosovës dhe pa u marrë parasysh vullneti i tyre mbi të ardhmen e këtyre ndërmarrjeve publike\", thuhet me tej në letër.

Ky proces i privatizimit, siç raportojnë përditë mediat, institucionet monitoruese si dhe organizatat joqeveritare vendore dhe ato ndërkombëtare, gati gjithmonë ka qenë i shoqëruar me skandale korrupsioni dhe me manipulime tenderësh që i kanë nxjerrë ato në shtije me çmime tepër të ulëta dhe qesharake.

Ndërmarrjet publike janë pasuri e monopole natyrore e shoqërore të Kosovës dhe nuk duhet të tjetërsohen nga kompanitë private që po përpiqen t’i bëjnë pronë të tyre private.

Aq më tepër kur dihet botërisht se PTK-ja, KEK-u dhe TREPÇA janë ndërmarrje rentabile dhe fitimprurëse, andaj ato duhet të vazhdojnë të qëndrojnë nën pronësinë dhe menaxhimin e institucioneve të shtetit të Kosovës, i cili këto ndërmarrje publike duhet ti trajtoj si të tilla dhe si mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë ekonomik dhe në dobi të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit.

Është përgjegjësi e punëtorëve dhe sindikatave të tyre, që si grupe interesi që janë përfaqësojnë dhe mbrojnë të drejtat e tyre, pastaj është de

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)