Sindikata shpreson në rritjen e pagës mbi 350 euro në sektorin privatë
Prishtinë, 3 mars - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) mirëpret deklaratën e kryeministrit të Kosovës i cili thotë se nuk mund të ketë pagë në sektorin privatë nën 350 euro.
"Zoti kryeministër kjo ka qen kërkesë e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës që nga qeverisjet e kaluara."
"Andaj kërkojmë që kjo page të realizohet sa më shpejt e cila ndikon në ndaljen e fuqisë punëtore për të mos ikur jashtë vendi", thekson Jusuf Azemi Kryetar i SPSPK.
Azemi shpreson në deklarimet gjatë fushatës elektorale dhe tani si kryeministër të jetësoni këtë rritje që qeveritë tjera që nga 2011 nuk bën asgjë për këta punëtor.