Sindikata paralajmëron grevë të punëtorëve teknik dhe sigurimit fizik
Prishtinë, 5 tetor - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka deklaruar se pas mos reflektimit të Qeverisë së Kosovës dhe presionit te punëtorëve lidhur me mos pagesën e pagave shtese për kohen e pandemisë, Sindikata e Sektorit Privat te Kosovës këtë javë do t'i kryen te gjitha përgatitjet për një greve gjenerale.
"Fundi i javës se ardhshme do te jete fillimi i grevës se përgjithshme te të gjithë punëtorëve teknik dhe sigurimit fizik neper Qendrat spitalore QMF dhe ambulantë", thekson SPSPK.
Qeveria edhe pas 20 ditësh sipas SPSK-se nuk doli me vendim lidhur me pagesat e kësaj kategorie.