29 Dhjetor 2024

Sindikata kërkon përgjegjësi për skandalin e keqpërdorimit të pakos emergjente

Prishtinë, 2 korrik - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me mos pagesën e pakos emergjente COVID19  për punëtorët.

Shumë bizenese të cilat edhe pse kanë punuar gjatë pandemisë kanë aplikuar për pakon emergjente dhe pasi u është paguar punëtorëve paga prej 170 euro nga shteti, kompania u a ka ndalur në pagë ato para.

Jusuf Azemi, Kryetar Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës ka thënë së punëtorët e këtij sektori diskriminohen në kushte normale por edhe ne kushte emergjente.

"Kush është përgjegjës dhe kush dha përgjegjësi për skandalin e keqpërdorimit dhe mos pagesës së pakos emergjente, punëtorët e sektorit privat u diskriminuan vetëm ata", ka deklaruar Azemi.

Deputet parlamentit të Kosovës sipas tij janë komod sepse ata nuk qajnë kokën pse këta punëtor çdo ditë presin në bankat e tyre mos po dalin mjetet e premtuara nga Qeveria, këta bëjnë hajgare me shpresat e punëtorëve, e nuk ulen dhe te miratojnë rishikimin e buxhetit që qeveria të kryej obligimet e veta.

"Sindikata e mirëpret iniciativën e qeveris së Kosovës për  tërheqjen e 10% të trustit pensional nga punëtorët por çka të tërheqim ne ku pronarët e kompanive në 50% të rasteve nuk ju kanë pagua fare punëtorëve trust, edhe ata që kanë pagua e kanë bërë në një masë simbolike, nuk thonë rastësisht i varfëri gjithë duhet te jetë i varfër, duke ju “falënderua” institucioneve tona", ka vlerësuar në fund Azemi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)