Sindikata kërkon fond për rastet e punëtorëve që vdesin në vendet e punës
Prishtinë, 19 qershor - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndajë një fond simbolik për rastet e punëtorëve që po vdesin në vendet e tyre të punës.
Kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi ka thënë se kjo shumë vjetore e cila do të ishte rreth 100 mije euro e cila sa do pak do të ishte një ngushëllim simbolik i shtetit tonë ndaj kësaj kategorie te punëtorëve.
"Duke u nisur nga fakti se siguria në punë nuk është në nivelin e duhur, dhe pothuajse 95% te rasteve të vdekjeve ne vendin e tyre te punës i takojnë kategorisë më të ulët sociale, dhe ku shpesh here familjet e këtyre rasteve ballafaqohen edhe me mungesën e mjeteve për ceremoninë e varrimit si dhe traditën e pamjeve që ne e praktikojmë", ka theksuar Azemi.
Duke u nisur edhe nga zhagitjet e mëdha të proceduarve ligjore deri ne 7 vite për përfundimin e proceduarave ligjore shpesh herë këto familje sipas tij vinë buzë greminës ekzistenciale.
"Ne ju inkurajojmë që të merreni me këtë problematik, në të kundërtën ne si sindikatë jemi të obliguar që të krijojmë një fond te veçantë për punëtorët e vdekur në vendet e tyre të punës sepse ne nuk mund të jemi spektator të ngjarjeve", ka pohuar Azemi.