Sindikata i dorëzon Kuvendit kërkesat e punëtorëve për gjendjen e rëndë në sektorin privat
Prishtinë, 25 maj - Kryetari i Sindikatës të Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës me bashkëpunëtorë, do të takohen me nënkryetaren e Kuvendit znj. Saranda Bogujevci.
Tema e diskutimit do te jetë punëtorët dhe gjendja e tyre në sektorin privat, dhe do t'i dorëzohen kërkesat e Sindikatës se Pavarur të Sektorit Privat te Kosovës për punëtorët ne sektorin privat.
Pas këtij takimi sindikata mban konferencë për shtyp para Kuvendit te Kosovës.
Shkelja e të drejtave dhe diskriminimi i punëtorëve në sektorin privat është shumë i madh e veqanrisht në gjendjen me të renduar janë punëtorët në kompanitë private në sektorin e pastrimit, të mirëmbajtjes, sigurisë dhe ndërtimtarisë.
Edhe vitin e fundit edhe pse shteti ka ndarë miliona euro për punëtorët e goditur nga Pandemia prap se prap pronarët e bizneseve u kanë marr parat e pakove emergjent duke ua u ndalur në paga.
Edhe pse shteti për Pakon Emergjente që u tha se do të financojë punëtorët që ishin të dedikuar në fakt punetoret e paguan edhe këtë faturë sepse të gjitha mjetet që u derdhen në llogaritë e punëtorëve pronarët e kompanive pas një periudhe ua tërhoqën dhe të gjitha këto mjete shkuan në llogarinë e kompanive.