Sindikata: Gerxhaliu duhet tu kerkoj falje punëtorëve
Prishtinë, 25 korrik - Komiteti Drejtues i Sindikatës Industriale në mbledhjen e rregullt të mbajtur dje në mes pikave të tjera shqyrtoj edhe prononcimin e kryetarit të Odës Ekonimike të Kosovës Safet Gërxhaliut i cili i ka fyer rëndë të gjithë puntorët e Kosovës në mesin e tyre edhe shumë punëtorë të industrisë, të cilët pa fajin e tyre sot bredhin rrugëve të Kosovës pas proqesit të privatizimit.
Mendojmë se Safet Gërxhaliu i pari i bizneseve në Kosovë nuk ka menduar mirë ose është keq informuar nga antarët e vet se puntorët në Kosovë nuk janë duke punuar ose ata largohen nga puna prej punëdhënësit , se nuk e dojnë punen.
Po ju përkujtojmë Safetit edhe të gjitha bizneseve se nuk bën të pasurohen në kurrizë të puntorëve duke i shkelur të drejtat e tyre. Po jua përkujtoj se vetëm për një vend pune kanë konkuruar 400 persona ose sot i mbajnë puntorët me nga 120 euro pagë në muaj, dhe shumë biznise punëtorëve nuk u paguajnë pagat për 5-8 muaj, e ndoshta disa edhe me vite të tëra, thekson Sindikata.
Shumë ndërmarrje bëjnë presion që mos të formohet Sindikata vetëm e vetëm që mos të kundërshtohet menaxheri apo që puntori të nëpërkëmbet. Këso raste për fat të keq kemi shumë në Kosovë.
SPMK - Sindikata Industriale kërkon nga Safet Gërxhliu dhe të tjerët nga qeveria që të kërkojne falje publike dhe të apelojnë te bizniset që mos të shkelin të drejtat më elementare ligjore të puntorëve në Kosovë siq është kontrata e punës, pagat e dinjitetshme dhe respektimi i orarit dhe kushteve të punës etj.
SPMK-Sindikata Industriale që nga fillimi i privatizimit ka kundërshtu metoden e privatizimit të ndërmarrjeve Industriale, duke apeluar te faktorët relevant që të ruhen ndërmarrjet industriale, me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës për ruajtjen e kuadrit tekniko-teknologjik, të krijuar me mund dhe sakrifica në të kaluarën, që këto provoja të barten edhe te gjenerata e re, të cilët sot për shkak të mëungesë së vendeve të punës, gjegjësisht për shkak të mbylljes së këtyre ndërmarrjeve ata janë të dertyrar të largohen nga Kosova për një perspektivë ma të mirë.
Oda Ekonomik e Kosovës dhe Partit Politike por edhe intelektualet e nirëfillt ekonomiko-juridik kanë heshtur në këtë drejtim edhe para faktorit të atëhershëm ndërkombëtar, por edhe para faktorit vendor pasi që proqeset e privatizimeve të ndërmarrjeve shoqërore dhe publike po vazhdojnë në dëm të popullatës së Kosovës.
Është e pamoralshme ti quajmë papunëtor, puntorët e Kosovës ata të cilët për qdo ditë kërkojnë punë.
Pa respektimin e puntorëve, nuk ka perspektivë shteti i Kosovës. Në zhargonin politik të politikanëve tanë, ata mburren se para opinionit Evropian deklarojnë se kanë një gjeneratë të re të aftë për punë, e në anen tjtër deklarohen se kta janë papuntorë, thekson ne fund Sindikata Industriale.