07 Maj 2024

Sindikata e PTK dhe KEK, protestë kundër privatizimeve

Prishtinë, 14 shtator - Punëtorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar të premten duke kundërshtuar privatizimin e këtyre ndërmarrjeve.

Me pankartat në duar “Kuvend Ndal Privatizimin”, “Nuk duam të jemi qiraxhinjë në vendin tonë“ dhe “Nuk e japim PTK-së, është e vetmja pasuri e mbetur e popullit kosovar”, ata kërkuan që të ndalet kjo formë e privatizimit në Kosovë.

“Edhe njëherë i bëj apel Qeverisë, deputetëve të Republikës së Kosovës ta thirrin mendjen e shëndoshë dhe t’i thonë stop procesit të privatizimit, pa i definuar ligjin e posaçëm për privatizimin e kompanive publike. Ju e dini mirë, qe ne nuk kemi kod telefonik.\"

\"Nuk është askush tuj qa hallin për punëtorë dhe për sigurinë nacionale, që ka të bëjë kompania si PTK, KEK dhe ndërmarrjet që janë strategjike. Kjo është vetëm protestë paralajmëruese, nuk dua ta kërcënoje askënd, por dua të jem i sinqertë që ne na u kanë shterë format me letra dhe me dialog. I kemi proceduar të gjitha nëse nuk na mirëkuptojnë, po iu garantoj që kjo situatë ka me qenë krejtësisht ndryshe”, tha kryetari i Sindikatës së pavarur të PTK-së Milazim Alshiqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)