23 Dhjetor 2024

Sindikata e Policisë dënon ashpër sulmin e fundit ndaj zyrtarëve policorë

Prishtinë, 14 tetor - Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj zyrtarëve policorë dhe kërkon nga institucionet gjegjëse, që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe të gjitha rasteve tjera, që kanë si objekt sulmi Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës është profesionale dhe po punon në respektim dhe zbatim të ligjit.

Sindikata dënon ashpër këto sulme dhe çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë, që janë në krye të detyrës.

 Kërkojmë  nga qytetaret e vendit që Policin  e Kosovës të përkrahët në punën e tyre, si në luftën kundër krimit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik edhe për jetën e tyre dhe të gjdo  Qytetari në Republikës e Kosovës .

Ne edhe një herë kërkojmë nga organet kompetente që të marrë masa ndaj personave te papërgjegjshëm, të cilët lënduan policët në krye të detyrês.

Policëve të lënduar u urojmë shërim dhe kthim sa më të shpejtë në vendin e punës!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)