Sindikata e Pavarur e Doganës kërkon zbatimin e Ligjit të Pagave
Prishtinë, 12 dhjetor - Bazuar në mandatin sindikal, edhe Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës përkrah çdo ligj të favorshëm dhe i cili ndikon drejtpërdrejtë në ngritjen dhe ruajtjen e mirëqenies sociale të punonjësve.
Referuar ligjit në fjalë Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës - SPDK konsideron se ligji i pagave i sponsorizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe votuar nga shumica e deputeteve të Parlamentit të Republikës së Kosovës gëzon përkrahjen e shumicës së të punësuarve në institucionet Republikës së Kosovës.
Andaj mbi bazën e kësaj Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës përkrah dhe kërkon zbatimin e Ligjit të Pagave ashtu siç është, pasi që i njëjti mund të plotësohet nëse janë bërë lëshime teknike gjatë procesit.
Çdo devijim nga moszbatim i “Ligjit për Paga” për Sindikatën e Pavarur të Doganës së Kosovës do të jetë i pa pranueshëm.