23 Dhjetor 2024

Sindikata e Doganës dënon ashpër sulmin ndaj doganierëve dhe policisë

Prishtinë, 14 tetor - Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës reagon ndaj situatës së krijuar dje në Veri të Mitrovicës ku si rezultat i eskalimit të gjendjes është rrezikuar jeta e Oficerëve doganor dhe policorë të cilët ishin duke kryer punën e tyre sipas mandatit që kanë.

Ndaj Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj punëtorëve të doganës dhe policisë dhe kërkon nga institucionet gjegjëse që të krijojnë kushte që të mos rrezikohet shëndeti dhe jeta e punëtoreve dhe njëherit apelon tek qytetaret e vendit që Doganën e Kosovës ta përkrahët në punën e tyre, si në mbledhjen e të hyrave ashtu edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

SPDK shpreh keqardhje për këtë ndodhi dhe njëhreit i uron shërim të shpejtë të gjithë te lënduarve në ndodhinë e djeshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)