27 Dhjetor 2024

Sindikalistët e shërbimit civil duan realizimin e kërkesave të tyre

Prishtinë, 18 shkurt - Ministri i Ministrisë së Administratës Publike ka pritur sot përfaqësuesit e sindikatës së Shërbimit Civil dhe Sindikatës së Administratës Publike, Mursel Zymberi dhe Ndue Kalaj, bashkë me përfaqësues nga nivele të ndryshme të organizimit sindikal të shërbimit civil.

Ky takim ishte vazhdim i dialogut të filluar para pak ditësh mes Qeverisë dhe Sindikatave të shërbimit civil. Kërkesat e dorëzuara me shkrim nga ana e përfaqësuesve sindikal që kanë te bëjnë me nivelizimin dhe harmonizimin e pagave me kategoritë tjera të që financohen nga Buxheti i Kosovës, shujtën e ngrohtë, pagesën e përvojës së punës, pagesën e shpenzimeve të udhëtimit si dhe kërkesa që lidhen  me zbatimin e normativës ligjore lidhur me kontratat e punës, janë shqyrtuar në këtë takim të përbashkët.

Ministri Bajrami ka pohuar se kërkesat e punonjësve administrativ, që janë pasqyra e shtetit, janë kërkesa të arsyeshme të cilat po shqyrtohen seriozisht nga Qeveria. Disa prej tyre janë kërkesa për të cilat shumë shpejt Qeveria do të dal me zgjidhje konkrete, ndërkaq disa nga kërkesat janë të lidhura ngushtë me Ligjin për Shërbimin Civil, i cili është duke pritur për miratim në Kuvendin e Kosovës që nga viti i kaluar. Me miratimin e këtij Ligji do të krijohet baza ligjore për të ndërmarrë masa që do të ndikojnë pozitivisht në ngritjen e mirëqenies së shërbyesve civil.

Nga ana e tyre sindikalistët kanë theksuar edhe njëherë vendosmërinë e tyre në realizimin e kërkesave që i kanë parashtruar. Ata kanë paraqitur gjendjen e shërbyesve civil si në nivelin qendror, ashtu edhe në nivelin lokal, duke theksuar faktin se gjendja materiale dhe niveli i pagave të shërbyesve civil është shqetësues dhe ka arritur kufijtë e durimit.

Gjithsesi, ishte konkluzion i përbashkët i këtij takimi se dialogu i sindikalistëve të shërbimit civil dhe Qeverisë ka filluar. Shumë shpejt do të fillojë draftimi i një projektmarrëveshjeje nga ana e MAP-së, në harmoni me mundësitë ligjore dhe buxhetore, e cila do t’u dorëzohet sindikatave që ta shqyrtojnë si ofertë nga ana e Qeverisë. Në një afat të pranueshëm kohor, do të gjenden mundësitë e pranueshme nga të dyja palët që do të finalizoheshin me një marrëveshje të nënshkruar nga të dyja palët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)