Sigurimet Shoqërore të Zvicrës vlejn edhe për qytetarët e Kosovës
Bernë, 6 janar - Në dhjetor të vitit 2009 qeveria zvicerane pat vendosur që në të ardhmen të mos paguaj më tej pensionet dhe shtesat familjare në Kosovë.
Për këtë arsye qeveria zvicerane ngutshëm vendosi që Marrëveshja mbi Sigurimet Shoqërore të mos zbatohet më tej.
Vendim ky i padrejtë, siç erdhi në përfundim Gjyqi Federal Administrativ i Zvicrës rishtazi më 22. dhjetor 2011.
Gjyqi në fjalë me këtë vendim të tij më të ri vërteton vendimin udhërrëfyes të marsit të vitit të kaluar, përmes të cilit Marrëveshja mbi Sigurimet Shoqërore duhej të zbatohej edhe më tej.
Qysh më 7 mars 2011 Gjyqi Federal Administrativ morri vendimin bazë: Marrëveshja mbi Sigurimet Shoqërore e lidhur me ish Jugosllavinë është edhe më tej e vlefshme dhe edhe për qytetarët e Kosovës me banim në Kosovë e zbatueshme.
Edhe me vendimin e vet më të ri të datës 22 dhjetor Gjyqi Federal Administrativ vërteton vendimi bazë të muajit mars të vitit që lamë pas.
Enti Federal për Sigurimet Shoqërore i Zvicrës patë bërë ankesë në lidhje me vendimin e 7 marsit 2011 të Gjyqit Federal Administrativ.
Më 27 shtator 2011 Gjyqi Federal, si instanca më e lartë gjyqësore në Zvicër, vendosi të mos shqyrtojë ankesën e Entit Federal për Sigurimet Shoqërore.
Me këtë rast u fuqizua juridikisht Vendimi i Gjyqi Federal Administrativ i muajit mars 2011.
Ndërsa me vendimin e tij më të ri Gjyqi Federal Administrativ e bëri edhe njëherë të qartë, se Marrëveshja mbi Sigurimet Shoqërore vlen edhe për qytetarët e Kosovës dhe duhet të zbatohet nga ana e Entit Federal për Sigurimet Shoqërore.
Enti Federal i Sigurimeve Shoqërore duhet përfundimisht të zbatojë vendimet gjyqësore.
Sindikata Unia pret nga Enti Federal për Sigurimet Shoqërore të heq dorë nga kundërshtimi i tij dhe në fund të pranojë që Marrëveshja mbi Sigurimet Shoqërore është e vlefshme dhe duhet të zbatohet për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Enti në fjalë duhet të udhëzojë institucionet përkatëse (Entet e AHV/IV) të veprojnë në përputhje me vendimet në fjalë.
Përderisa nuk është negociuar një Marrëveshje e re me Kosovën, Marrëveshja e vjetër e trashëguar mbetet në fuqi.
Unia kërkon vendosmërisht nga Enti Federal për Sigurimet Shoqërore të fillojë pa stërzgjatje bisedimet për një Marrëveshje të re me Republikën e Kosovës.